Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ta vizituar sot institucionet nacionale të trashëgimisë kulturore, Muzeun e Kosovës, Institutin Arkeologjik dhe Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, dhe është takuar me drejtuesit e tyre.
Në takimet e ndara është biseduar për ecurinë e veprimtarisë së këtyre institucioneve gjatë vitit 2015, si dhe për programin e punës së vitit 2016.
Ministri Shala ka falënderuar drejtuesit e institucioneve për punën e madhe dhe për rezultatet që ka shënuar fusha e trashëgimisë kulturore gjatë vitit 2015 dhe ka theksuar se ky vit është shënuar me përmbylljen e punimeve të një faze të rëndësishme në Ulpianë e Dërsnik, në Kalanë e Prizrenit, atë të Harilaqit e të Novobërdës etj.
Ministri Shala ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës e ka prioritet trashëgiminë kulturore dhe kjo dëshmohet me përkrahjen e gjerë që i jepet kësaj fushe, si dhe me rritjen për rreth 20 për qind të buxhetit për vitin 2016.
Shala, po ashtu, ka kërkuar që institucionet nacionale dhe qendrat rajonale të trashëgimisë gjatë vitit 2016 të përqendrohen edhe te programi i publikimit të rezultateve të gërmimeve dhe të kërkimeve të viteve të fundit.
Ndërsa, drejtuesit e institucioneve falënderuan ministrin për angazhimin e tij të drejtpërdrejt dhe për ndihmën, si dhe u zotuan që të shtojnë aktivitetet gjatë vitit 2016.
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...