Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës e ka mbajtur një takim të rregullt, ku kanë diskutuar për problemet e tyre me buxhetin, si dhe mungesën e hapësirës objektive për këtë lidhje.
Kryetarja e Lidhjes së Shkrimtarëve, Flora Brovina, tha se për aktivitetet letrare që i organizon kjo lidhje, ka buxhet qesharak i cili i është ndarë nga Ministria e Kulturës.
“Dy manifestime tradicionale ndërkombëtare, ku ka mysafirë edhe nga bota, manifestimet që i ka bërë Lidhja e Kulturës dhe Letërsisë Shqipe gjatë këtyre viteve, manifestimi Drini poetik që mbahet në Prishtinë, Prizrendhe Kukës dhe që parasheh që të zgjerohet dhe manifestimi Esat Mekuli që mbahet të ndahet edhe çmimi vjetor për krijuesin që ka kontribuar për vepër jetësore për çmim letrar. Kujtoj që këto manifestime e kanë merituar një respekt më të madh kur është fjala për buxhetin dhe pjesëmarrjen e shkrimtarëve vendës dhe të huaj. Manifestimit të parë i është ndarë vetëm 3 mijë euro, ndërsa manifestimit të dytë, Esat Mekuli i është ndarë 2 mijë euro që është qesharake dhe e pamundur të zhvillohet një aktivitet i tillë me pjesëmarrje mbi 100 aktivistë letrarë dhe ta mbahen disa orë letrare gjatë atij manifestimi. Kjo thash është e pamundur aq më shumë që komunat ku mbahen këto manifestime qoftë Prizreni, qoftë Prishtina i kanë mbyll veshët dhe nuk e përkrahin fare, nuk duan të diskutojnë për manifestime të tilla kulturore”, ka deklaruar Brovina.
Në kuvend është diskutuar edhe mungesa e objektit apo zyrës për këtë lidhje për çka thanë se janë të detyruar të shfrytëzojnë hapësira të ndryshme për të kryer aktivitetet e tyre.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...