Google ADS

“Bunk’Art”, një nga 17 vendet më të bukura në botë për tu vizituar në 2017

22:46 | 6 Janar 2017
Trina Galanxhi

Rrjeti gjigant CNN e ka listuar Bunk’Art në toplistën e vendeve më interesante për tu vizituar për gjatë këtij viti.

“Ky vend i vogël mesdhetar – dikur një nga pikat më të fortifikuara të ndaluara staliniste – ka qenë sekreti më i mirë i mbajtur i Europës për pjesën e mirë të dy dekadave.Me një kulturë të ngjashme ushqimore me Greqinë Shqipëria vazhdon të lulëzojë në 2017,” e nis shkrimin për Shqipërinë CNN.

“Vendi po gjen një jetë të dytë për disa nga qindrat bunkerë dhe fortesa që e njollosin atë, e testamentet e vjetra të paranojës së ish komunistit Enver Hoxha. “Bunk’ Art” e ka transformuar kompleksin nëntokësor të Hoxhës në një qendër kulturore.Pjesë të tjera pritet të rihapen për publikun në vitin 2017. Prisni art nëntokësor, konkretisht”, vazhdon rrjeti amerikan.

Ndërkohë në listën e vendeve më të bukura për tu vizituar në botë CNN përmend Bermudën, Islandën Perëndimore, Isaan në Tajlandë,Bhutan,Chengdu, Aarhus, Bordeaux, Amman, Rwanda, Senegal, Houston, Australinë,Kolumbinë, Penang dhe Ishullin Prince Edward.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme