Google ADS

Bruksel: Prezantohet nusja kosovare (Foto)

15:44 | 18 Prill 2016
Arbresh.info

Gjatë qëndrimit në Belgjikë, zëvendësministri Hoti mori pjesë edhe në edicionin e 10-të të Festivalit Ndërkombëtar Kulturor “ Ballkan Trafik” që u mbajt në Bruksel.
Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Belgjikë, ku zhvilloi takime të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve shtetërore të kulturës, dhe shoqatave kulturore shqiptare në Belgjikë.
Zëvendësministri Hoti u takua me ministrin për Kulturë, Media dhe Rini në Qeverinë Regjionale të Flandër, Sven Gatz me të cilin biseduan për një varg çështjesh me rëndësi për kulturën, trashëgiminë kulturore, rininë dhe mediet.
Ministri Gatz shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Flandrës, në pikat të cilat mbulon dikasteri që ai drejton.
Hoti takoi përfaqësues të ndryshëm kulturor nga shtete të rajonit dhe më gjerë ku diskutuan rreth rëndësisë që vlera të ndryshme kulturore të bashkohen në një pikë të vetme siç është festivali “Ballkan Trafik”. Tutje, zëvendësministri takoi edhe përfaqësues të shoqatave kulturore shqiptare në Belgjikë.
Ai çmoi lartë punën që këto shoqata po bëjnë në paraqitjen sa më të denjë të kulturës shqiptare dhe mundësinë që shqiptarët në Belgjikë po kanë në përfshirje në aktiviteteve të ndryshme kulturore. Hoti tha se MKRS do të jetë gjithmonë mbështetëse e shoqatave të tilla dhe nismave që kanë për qëllim promovimin dhe ruajtjen e kulturës shqiptare edhe jashtë kufijve shqiptar./kultplus

20160418141407271

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme