Festivali ndërkombëtar i filmit “Bridge Film Fest” ka fuqizuar strukturën e re organizative.
Përmes një komunikate për media organizatorët e festivalit kanë bërë të ditur që në këtë edicion festivali ka një strukturë të re organizative.
Adriana Morina, Drejtor Ekzekutiv i OJQ “Color Art” ka thënë së themeluesit e OJQ-së “Color Art”, që janë projektues dhe patron të njërit nga projektet më domethënëse për Mitrovicën, “Bridge Film Fest “, pas dy edicioneve të suksesshme, kanë vendosur që në edicionin e radhës të sjellin një strukturë të re, një frymë të re, që do t’i shërbejë konceptit fillestarë të këtij projekti e që ka qenë dhe mbetet krijimi i urave mes njerëzve.
Anëtarët e OJQ-së “Color Art” dhe anëtarët e bordit të festivalit “Bridge Film Fest”, kanë vendosur që në një mandat dy vjeçar festivalin ta drejtojnë: Besarta Pasoma, Drejtor i Festivalit, Adriana Morina, Drejtor Artistik, dhe Zoran Ristic, Kryetar i Bordit të Festivalit.
Përmes kësaj komunikate gjithashtu është theksuar që OJQ “Color Art” në konsultime edhe me anëtarët e Bordit të Festivalit “Bridge Film Fest” ka vendosur ta shkarkojë znjsh. Nerimane Ferizi nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të festivalit dhe nga pozita e anëtarit të OJQ “Color Art”. Një vendim i tillë është marrë pasi që është konstatuar se znjsh. Nerimane Ferizi ka keqpërdorur besimin e OJQ-së “Color Art” dhe ekipit të Festivalit “Bridge Film Fest”.
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...