Festivali i filmit “Bridge Film Fest” që po mbahet në Mitrovicë, sonte në natën e katërt të do të vazhdojë me shfaqjen e filmave mbi urën e lumit Ibër, me fillim nga ora 17:00.
Në kuadër të këtij festivali, iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën” në bashkëpunim me “Bridge Film Fest” ka krijuar skemën “Bridge Goes Green” apo (ura bëhet e gjelbër) ku përfshihen 5 filma dokumentar që kryesisht kanë për temë mjedisin, transmeton Indeksonline.
Shfaqja e këtyre filmave të cilët kryesisht janë ndërkombëtar do të shfaqen deri me datën 22 shtator. Filmat janë nga vendet si Irani, Turqia, Greqia, Gjermania dhe Spanja.
Në kuadër të këtij festivali iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën” ndan edhe çmimin “Best Green Film”, që do ta rrëmbejë filmi i cili ka trajtuar më së miri temën e mjedisit.
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...