Numri i pestë i revistës për kulturë, gjuhë dhe media, “Akademia”, i më të madhes revistë kulturore në Kosovë, ka dalë nga shtypi këtë të mërkurë dhe nga dita e nesërme mund ta gjeni në redaksinë e gazetës “Epoka e re” dhe në librarinë “Artini” në Prishtinë, shkruan Zeri.info.
Në këtë numër të revistës hapësirë më e madhe i është lënë poezisë. Janë botuar në këtë numër dhjetëra poezi nga autorë suedezë, francezë, anglezë, gjermanë, italianë, sllavë, turq, shqiptarë etj. Por, përpos poezi, janë botuar edhe intervista, ese, letra, recensione, drama, analiza sociale, mediatike, kulturore.
Revista prej 565 faqesh nis me një paraparathënie shkruar nga botuesi, i cili tregon për iniciativën dhe për nevojën e botimit të kësaj reviste dhe vazhdon me një parathënie shkruar nga redaksia e revistës, në të cilën prezantohen synimet e deritashme dhe ato të ardhshme të anëtarëve të redaksisë.
Në këtë numër të revistës janë përfshirë dy intervista, një e realizuar me Haruki Murakamin nga shkrimtarja Deborah Treisman dhe një tjetër e realizuar me Milan Kunderën nga gazetarja Olga Carlisle, në të cilat këta dy shkrimtarë, ndër më të mëdhenjtë e letërsisë së përbotshme, flasin për veprat e veta, për procesin e shkrimit të tyre, për dëshirat dhe pëlqimet, për të metat dhe për veçoritë e disa prej veprave, njerëzve dhe kafshëve që pëlqejnë.
Po në këtë numër të revistës, me rastin e 65-vjetorit të lindjes, është realizuar edhe një intervistë me shkrimtarin Adem Gashi nga Berat Armagedoni, në të cilën Gashi rrëfen për jetën e vet, për veprat e veta dhe të shkrimtarëve të tjerë nga Kosova, për punët dhe për punërat e disa institucioneve e të disa “studiuesve” që krekosen me thirrjet shkencore e me librat e vet shkencorë, të cilëve Gashi ua përmend të metat një nga një.
Së këndejmi, në këtë numër të revistës është botuar edhe një letër e Tiziano Terzanit dërguar Oriana Fallacit, një letër e John Lennonit dërguar Yoko Onos, një letër e Frida Kahlos dërguar Diego Riverës, një letër e John Keatsit dërguar Fanny Brawnes, një letër e Rainer Maria Rilkes dërguar një poeti të ri i cili i kërkon ndihmë për t’u bërë poet, një letër e Albert Camus për mësuesin e vet.
Në rubrikën eseistikë është botuar një ese e gjatë e stilistes Susan Sontag “Mbi stilin”, një ese e publicistit Agron Shala për dashurinë dhe dashamirësinë e popullit shqiptar dhe popujve të tjerë për Amerikën.
Në rubrikën kritikë/recensione janë botuar disa këndvështrime për vepra letrare nga Resmije Kryeziu, Albin Mehmeti, Hajdin Morina, Irena Gjoni, Majlinda Zorba.
Në rubrikën e prozës, për herë të parë në gjuhën shqipe, është përkthyer dhe botuar kapitulli i dytë (të parin e gjeni në numrin pararendës të revistës) i romanit të shkrimtarit francez Gustave Flobert, “Buvar dhe Pekyshe”, një tregim i Charles Bukowskit, një tregim i shkrimtarit turk Aziz Nesin, një mbresë nga Michael Schmidt-Salomon dhe Lea Salomon, një tregim i ripunuar nga Gazmend Bërlajolli, një nga Shpëtim Selmani dhe një nga Bujar Meholli.
Në rubrikën e poezisë janë botuar poezi nga: Leonard Cohen, Neeli Cherkovski, Michael Mcclure, Gregory Corso, Charles Bukowski, Erich Fried, Pol Elyar, Charles Baudelaire, Stefan Simië, Danilo Kiš, Anna Bagriana, Ivan Gundulië, Jevrem Brkovië, Miroslav Krleëa, Phil Bosmans, Roman Skiba, Šuri Grigorjevu, Tadeusz Rózewicz, Jacques Prevert, Bertolt Brecht, Orhan Veli Kanik, Andrew Singer, Enzo Santese, Marina Torossi Tevini, Erik Axel Karlfeldt, Harriet Löwenhjelm, Nils Ferlin, Karin Boye, Harry Martinson, Artur Lundkvist, Solveig von Schoultz, Ebba Lindqvist, Maria Wine, Elsa Grave, Sonja Åkesson, Tomas Tranströmer, Bodil Malmsten, Göran Tunström, Eva Ström, Bruno K. Öijer, Göran Sönnevi, Iliaz Bobaj, Linditë Ramushi Dushku.
Në rubrikën e dramës është botuar, për herë të parë, një dramë e dramaturgut Haqif Mulliqi.
Në rubrikën e gjuhës është botuar një studim gjuhësor i studiuesit të gjuhës Qemal Murati dhe një i profesor Ragip Gjoshit.
Në rubrikën e medias është botuar një studim i teoricienit dhe studiuesit kroat të mediave, profesor Stjepan Malovië, dhe një studim nga Shpresë Mulliqi për rëndësinë e fotogazetarisë në kohën e luftës në Kosovë.
Në rubrikën reportazhe janë përkthyer dhe botuar për herë të parë në gjuhën shqipe pesë reportazhe të Ernest Hemingwayt dhe një reportazh i publicistit Agron Shala për një nga fshatrat e bukur të Korçës.
Në fushën shoqëria është botuar teksti i profesor Sabri Kiçmarit për filozofinë dhe etikën politike të Ukshin Hotit. Ndërkaq, në rubrikën e fundit, trashëgimia, studiuesi i trashëgimisë kulturore, Klodian Gjoni, ka shkruar për qytetin antik të Antigonesë.
Për këtë numër të revistës kanë përkthyer: Salajdin Salihu, Fadil Bajraj, Rexhep Maloku, Gazmend Bërlajolli, Shpresë Mulliqi, Verjon Fasho, Leonora Buçinca, Rrona Jaka, Roland Çipa, Ismet Daci, Ibrahim Kelmendi, Qerim Raqi, Fahredin Shehu, Fatijona Bajraj).
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...