Në artikullin e botuar në revistën “Science”, demografët nga disa universitete dhe anëtarët e Këshillit të OKB-së për popullsinë, kanë ardhur në përfundim se në vend të balancimit të popullsisë së përgjithshme në botë, në gjysmën e dytë të shekullit të 21-të, siç e kanë paraparë në OKB për më pak se 10 vjet, popullsia e botës do të vazhdojë të rritet edhe pas viti 2100 (mund të lexoni në revistën National Geographic, “Population Seven Billion” in National Geographic)
-.Madje për herë të parë, duke përdorur metoda të reja statistikore (“probabilistic”), revista Science, paraqet disa vlerësime të pavarura – 9.6 miliard njerëz do të jetojnë në Planetin Tokë në vitin 2050, mandej 10.9 miliardë deri në vitin 2100. Autorët vijnë në përfundim se ka gjasa të shumta se numri i banorëve në planetin Tokë në vitin 2100 do të jetë diku në mes të 9.6 dhe 12.3 miliardë .
Megjithatë, në revistën Global Environmental Change, Wolfgang Lutz dhe kolegët e tij nga Instituti International Institute for Applied Systems Analysis (IIASA) në Vjenë, duke përdorur metoda të tjera statistikore dhe vlerësime me angazhimin e një numri të madh të ekspertëve, arritën deri te një vlerësim hipotetik që popullsia do të arrijë bie nën 9.4 miliardë banorë në vitin 2075, por që nga ajo kohë deri në vitin 2100 do të bjerë diç edhe nën 9 miliardë banorë .
Megjithatë, të dy grupet e ekspertëve konfirmuan se India do të bëhet vendi më i populluar në botë, e cila do të arrijë kulmin me numër të banorëve deri në vitin 2100 prej më se 1.5 apo 1.6. Popullsia e Kinës do të ketë një rënie të vogël, ndërsa shpërthimi demografik do të arrihet në Afrikë, në jug të Saharasë. Sipas të dhënave të OKB-së, popullsia në këtë rajon mund të dyfishohet, nga më pak se një miliard banorë që i ka sot, në pothuajse 4 miliardë banorë. Afrika në vitin 2100 do të jetë e banuar me një dendësi të madhe se që ka Kina sot.
Siç thotë John Wilmoth, kreu i Departamentit të Popullsisë në OKB, këto nuk janë parashikime, këto janë projeksione se çfarë do të ndodhë nëse vazhdon prirja aktuale e rritjes së popullsisë.