Drejtori Artistik i Festivalit të Këngës në RTK, Florent Boshnjaku, në edicionin special kushtuar këtij festivali tha se falë punës së mrekullueshme të ekipit të punës, publiku do ta shijojë vlerat artistike të këtij festivali.
Boshnjaku bëri të ditur se si ekip orkestral, thuaja, 95 për qind është e njëjtë me festivalin paraprak.
“Shpresoj se Festivali do të ketë jetëgjatësi dhe normalisht kjo tregon se kemi njerëz të përgatitur në këtë vend”, tha Boshnjaku.
Tutje, Boshnjaku u ndal në detaje të punës së ekipit orkestral, qoftë në aspektin e zërimit, derisa shtoi se salla nuk plotëson as minimumin e përshtatjes së zërimit. “Jemi duke folur për një sallë të djegur dhe për ta sjellë në këtë nivel, për të mbajtur një festival, është me të vërtetë e jashtëzakonshme”.
Boshnjaku më tej bëri të ditur misionin e këtij festivali, që është kënaqësia e publikut, që jo vetëm në sallë, por edhe nëpër ekrane televizive publiku ta shijojë këtë ngjarje kulturore.
Ai theksoi se asnjë nga vështirësitë nuk duhet të na ndalin për të festuar, teksa shtoi se kjo festë të mos bëhet në këto kushte, “sepse secili njeri që merret me muzikë e meriton një sallë të bukur, një sallë siç i ka hije Kosovës”.
Duke folur për sfidat që përcjellin këtë ngjarje, qoftë për provat, qoftë gjërat tjera, Boshnjaku tha se provat kanë shkuar mjaftë mirë. Sipas tij, artistët kanë qenë korrekt në raport me festivalin, me orarin, me çdo send, teksa bëri të ditur se tani është përgatitur gjithçka edhe në aspektin e kemi provave, duke plotësuar kërkesën e secilit artist .
“Tani jemi në fazën finale, jemi shumë afër festivalit dhe ka mbetur, thjeshtë për ta shijuar”, tha Boshnjaku, teksa sqaroi rëndësinë e organizmit të festivalit, që është një sipërmarrje shumë e madhe, e cila përbrenda tij përfshinë shumë njerëz dhe në rast të ngecjes së ndonjë hallke, ngec i tërë festivali.
Ai shtoi se secili festival ngërthen në vete emocionet e veta, problemet e veta, pavarësisht përvojës, sipas tij, me punë profesionale duhet angazhuar sikur të jetë hera e parë.
“Kemi dëshmuar se jemi të mirë në muzikë dhe meritojmë të kemi festival”, tha në fund Boshnjaku./rtk/
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...