Bob Dylan pranon të marrë çmimin Nobel për Letërsinë

11:22 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Bob Dylan do të marrë medaljen dhe diplomën të çmimit të tij Nobel për Letërsinë të shtunën ose të dielën në Stokholm, njoftoi sot sekretarja e akademisë suedeze, Sara Danius.

“Akademia suedeze dhe Bob Dylan kanë rënë dakord të takohen këtë fundjavë në Stokholm ku këngëtari amerikan do të japë një koncert”, shkruan Danius në blogun e saj.

“Kjo do të bëhet në një grup të vogël dhe në intimitet dhe asnjë media nuk do të jetë e pranishme”, shtoi ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme