Nga: Prof. Isak Shema
Takimi i përzemërt me profesorin tonë të dashur, Akademik Idriz Ajetin, na gëzoi si asnjëherë më parë. Profesori im, i lindur në vitin 1917, tani është në moshën 99 vjeçare, ndërsa unë kam hyrë në moshën 76 vjeçare.
Zonja Hajrije, më njoftoi se sot më 4 maj 2016, mund të takohem me Profesorin.
Pas përfundimit të studimeve të mia pasuniversitare, shumë dekada kemi punuar së bashku, pra edhe me profesorë të tjerë. Gjithmonë e kemi dashur dhe respektuar si personalitetin më të shquar të albanologjisë. Më priti në banesën e tij, i gëzuar dhe i përmalluar, sepse ai dëshirën t i takojë njerëzit, të bisedojë dhe të gëzohet me arritjet e bashkëkohësve, sidomos me ato të doktorantëve të vet.
Ai ka botuar studimin monografik kushtuar gjuhës, ndërsa unë kam studiuar letërsinë e arbëneshëve të Zarës.
Profesorit ia dhurova botimin më të ri të monografisë sime Josip V. Rela- jeta dhe krijimtaria letrare, botim në gjuhën shqipe ,dhe Josip V. Rela-život i književno stvaralaštvo (në gjuhën kroate). Këtë libër kroatisht ua kam kushtuar: Akademik Idriz Ajetit dhe Akademik Aleksandër Stipçeviqit, albanologëve të shquar me famë kombëtare dhe botërore.
E NJOFTOVA PROFESORIN PËR PROGRAMIN DHE PËRURIMIN E KËTYRE BOTIMEVE NË ZARË, MË 9-12 MAJ 2016, ME RASTIN E 290 VJETORIT TË ARDHJES SË ARBËNESHËVE NË DALMACI DHE TË VENDOSJES SË TYRE NË ARBËNESH.
SHOQATA KULTURORE- ARTISTIKE “VICKO ZMAJEVIÇ” ZARA- ARBËNESH
Programi i shënimit të 290 vjetorit të ardhjes së arbëneshëve në Zarë dhe i Kremtes Zonja jon (ë) e Loretos është si vijon:
1. Më 9 maj Më 9 maj 2016 në orën 11,00-12,00 në Gradska loža të Zarës do të bëhet përurimi i monografisë së Prof. dr.sc. Isak Shemës „Josip V.Relja- Život i književno stvaralaštvo” (Josip. V. Rela- Jeta dhe krijimtaria letrare“). Prezantues janë: dr.sc. Maximiljana Barançiq, prof. inordinar dr. Sergjo Dokoza, recensues prof. dr.sc. Bashkim Kuçuku dhe vetë autori, me program të Dine Bushiq dhe Melite Ivkoviq.2. Më 10 maj 2016, në Muzeun e Qytetit të Zarës, në orën 19,00, hapet Ekspozita e fotografive „Arbëneshët në qytetin e tyre“.
3. Më 10 maj 2016, Dita e Zonjës së Loretos- Mesha solemne në Kishën e Famullisë Zonja e Loretos, që fillon në orën 18,00 dhe pas kësaj në këtë vend pason procesioni.
4. Më 11 maj 2016 në orën 10,30-12,00 në Gradska Lozha organizohet Tryeza e rrumbullakët me temën „Arbëneshët dhe identiteti i tyre“ Kumtesat i paraqesin: Prof. inordinar dr.sc. Vanda Babiq, mr.sc. Chiara Cherstich, doc. dr.sc. Klara Biliq Meshtriq, doc. dr.sc. Lucija Shimiçiq, prof. dr.sc. Isak Shema, me recital të dr.sc. Maximiljana Barançiq në të folmen e arbëneshëve.
5. Në ditën e njëjtë, më 11 maj 2016, në orën 17,00 heqja e stolive të arta nga shtatorja e Zonjës në Kishën e Zojnës së Loretos në Arbënesh.
6. Më 12 maj 2016 në Teatrin Kroat të Qytetit të Zarës, në orën 20,00 do të mbahet Koncerti solemn me pjesëmarrjen e grupeve dhe të këngëtarëve Gjani Marshan dhe Kreshimir Peroviq..
SHOQATA KULTURORE- ARTISTIKE “VICKO ZMAJEVIÇ” ZARA- ARBËNESH
KRYETARE
Dr.sc. Maximiljana Barançi
Pas bisedës së shkurtër për veprimtarinë arsimore dhe shkencore, duke spikatur kujtime të bukura nga jeta dhe puna në fushën e shkencave filologjike, për gjuhësinë dhe letërsinë, u përshëndetëm përzemërsisht.
I premtova profesorit se pas kthimit nga Arbëneshi , do të takohemi përsëri dhe do të flasim për realizimin e programit. Profesori përshëndeti arbëneshët e dashur me të cilët ka kaluar kohë të gjatë për studime gjuhësore.
DITËN E MIRË, PROFESOR I DASHUR, AKADEMIK IDRIZ AJETI.
Alonso rikthehet në “Anfield”, por tashmë si kundërshtar i “...
Zhegrova kërkon të vazhdoj magjinë në Champions League
Atilla i flet për raportin me Drenushën dhe qëllimin në shtë...
Kontrolle në katër shkolla në Mitrovicë, sekuestrohen thika ...
Artiola Toska shtatzënë për herë të parë në moshën 51-vjeçar...
Anija italiane nis një tjetër grup emigrantësh për në Shëngj...