Google ADS

Bienalja e Akurelit, për herë të parë në Tiranë

06:52 | 23 Nëntor 2015
Arbresh.info

Amit Kapoor ka udhëtuar nga India e largët për të marre pjesë në të parën Bienale Ndërkombëtare të Akuarelit në Tiranë themeluar nga piktori Helidon Haliti. Edhe pse i është dashur të shpenzojë shumë, Amiti, që sot përfaqëson numrin dy të shoqatës botërore të akuarelisteve sjell teknikën e tij. Pjesëmarrja nuk mbetet thjesht në prezantimin e një vepre, por edhe të realizimi aty për aty i një pikture në akuarel.

Si një nga teknikat më të vështira për të përjetësuar në letër një ngacmim artistik, Amik thotë se, bienale të tilla i shërbejnë ccdo piktori të kalojë kufijte e tij kombëtar në të bërit art me bojra uji.

Deri në 25 Nentor, 370 akuarele të realizuara nga 170 artistë të huaj e vendas do të qëndrojnë të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar. Në një tjetër ambient në katin e tretë të Pallatit të Kongerseve, artistët pjesëmarres i ofrojnë vizitorëve shfaqje pikturimi./Tv Klan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme