Google ADS

Biblioteka e vjetër ku librat janë të lidhur me zinxhirë

19:02 | 11 Korrik 2018
Arbresh.info

Brenda një dhomë të veçantë me temperaturë të kontrolluar në Katedralen e Herefordit, qindra dorëshkrime mesjetare rrinë të lidhura me zinxhirë në raftet e tyre, ashtu siç bëhej shekuj më parë, transmeton Telegrafi.

Që nga Citadela e serisë “Game of Thrones” e deri te biblioteka e Kamar-Tajit te “Doctor Strange”, ka pasur një rishfaqje në kulturën popullore të librave të lashtë të lidhur me zinxhirë nëpër raftet e tyre.

Në fakt, këto biblioteka me zinxhirë ekzistonin dikur: në Mesjetë librat ishin një mall relativisht i rrallë dhe për këtë arsye shumë i vlefshëm. Lidhja e librave me zinxhirë u bë sistemi më i përhapur dhe më efektiv i sigurisë në bibliotekat anembanë Evropës.

Biblioteka më e madhe me zinxhirë që ekziston edhe sot është në katedralen Hereford në Britani të Madhe, ku të gjitha librat mbahen ende nën dry me zinxhirët e tyre origjinale. Ajo është rindërtuar në formën e saj origjinale, tamam siç ishte nga viti 1611 e deri më 1841.

BBC Culture analizon këtë rast me bibliotekaren Rosemary Firman, duke ofruar pamje të rafteve, zinxhirëve dhe 229 dorëshkrimeve mesjetare, si dhe duke ofruar një analizë të asaj se si ndikimi i bibliotekave me zinxhirë ende mund të ndihet në sistemet e sotme të bibliotekave moderne.

Dokumentarin e plotë mund ta shihni: KËTU. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme