Sot, në bibliotekën e qytetit të Mitrovicës “Latif Berisha” është implementuar projekti “Libri, Miku Yt”, që ka ardhur si ide dhe projektim i disa të rinjve mitrovicas, të mbështetur nga Organizata Ndërkombëtare e Migracionit –IOM, në kuadër të shumë aktiviteteve të saj në qytetin e Mitrovicës.
Në evenimentin përmbyllës, kanë marrë pjesë përfaqësues nga IOM, Komuna e Mitrovicës, zyrtarë të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, zyrtarë të
bibliotekës së qytetit “Latif Berisha”, anëtarë nga rrjeti i bizneseve dhe lexues të rinj mitrovicas.
Në fjalën e tij përshëndetëse Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport zt.Tafil Peci, falënderoi përfaqësuesit e organizatës IOM dhe të rinjtë të cilët janë angazhuar në këtë projekt, duke theksuar se Biblioteka e Qytetit përveç librave ka nevojë edhe për një objekt më të përshtatshëm dhe funksional për të gjithë lexuesit, ai përmendi angazhimin e tij dhe të Komunës për kushte më të mira për bibliotekën e qytetit “Latif Berisha”.
Projekti pasuron bibliotekën me tituj të rinj, duke përfshirë kështu të gjithë sektorët. Kjo ide ka ardhur nga aktivitetet për dialog dhe trajnimet
e ndryshme që IOM ka mbajtur në qytetin e Mitrovicës vitin që lamë pas, duke grumbulluar në tryeza dialoguese të rinj të këtij qyteti, të cilët kanë përpiluar ide të ndryshme se si të ndryshoj komuniteti në të cilin ata jetojnë, përballen dhe mëtojnë përmirësimin e tij, nëpërmjet angazhimit dhe aktivizimit gjithëshoqëror.
Anëtarët e grupit vullnetarë Ardita, Bardha, Bujari dhe Sara e cilësuan projektin si të dobishëm për komunitetin dhe falënderuan mbështetësit në rrugëtimin e tyre drejt finalizimit me sukses te projektit “Libri Miku yt”.
Ajlin Mehmedi dhe Besart Peci, punonjës dhe përgjegjës të aktiviteteve të IOM në Mitrovicë, thanë se bashkëpunimi me ideatorët ka qenë i jashtëzakonshëm, jo vetëm për faktin e kontributit në përmirësimin e këtij institucioni, por edhe për vullnetin dhe angazhimin e palodhshëm të tyre, si në tryezat e dialogut dhe aktivitetet e tjera, ashtu edhe gjatë implementimit të projektit. Ata kanë falënderuar organet komunale dhe punonjësit pranë Bibliotekës “Latif Berisha” për bashkëpunimin./Arbresh.info
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...