Rrënimi i Teatrit Kombëtarë të Shqipërisë, është përcjellë me shumë shqetësime edhe nga Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Kështu është shprehur edhe nënkryetari i kësaj, Naim Berisha.
Ai në një intervistë dhënë për abresh.info thotë se pushteti shqiptarë ka rrënuar një burim historik, që sipas tij nuk ka për çfarë historie të flasë më.
“Teatri I Shqipërisë ka një histori më të bujshme sesa teatri I Kosovës. Për dyzet vjet diktaturë Enver Hoxha nuk arriti ta rrënoj, kurse arriti ta rrënoj Edi Rama për 20 vite orvatje intensive. Ai është një institucion historik dhe kulturor I vendit, vendet evropiane institucionet e tilla I ruajnë me fanatizëm. Askush nuk e ka ndal Edi Ramën që të ndërtoj një teatër tjetër, por këtë ta ruaj si institucion historik. Burimi historik është burimi material dhe kur burimin material historik e rrënon atëherë për çfarë historie po flet”, tha Berisha.
Si sindikatë e Teatrit të Kosovës, ai thotë se nuk mund ta bësojnë se ai objekt tashmë është rrënuar.
“Është një çështje që sindikata e Teatrit të Kosovës e ndjen me shpirt dhe të them të drejtën akoma nuk po besoj që aj teatër tashmë është rrënuar”, tha Berisha për arbresh.info
Historitë shqiptare Berisha thotë se po i rrënojmë vet me duart tona.
“Historinë tonë nëpër epoka nuk na e kanë rrënuar vetëm armiqtë, por e kemi rrënuar edhe vet, siç është edhe ky rast. Ndjesia për ato dy skena për mua është e papërsëritshme dhe fatkeqësisht ajo ndjesi sublime është në një ndjesi të dhimbjes”, tha Berisha./arbresh.info/
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media
“Është zbehur festimi i festave kombëtare”-Historiani përmen...