Bëhet hapja e festivalit PriFilm

21:37 | 22 Prill 2016
Arbresh.info

Me hapjen e festivalit Prishtina International Film Festival kryeqyteti kosovar, Prishtina, është kthyer në një hapësirë të madhe feste të kinemasë ku do shfaqen mbi 70 filma më të rinj.

E gjithë java gjatë festivalit të Prifestit do të jetë e mbushur me programe, workshop-e, seminare dhe takime me ekspertë të filmit.

Të gjithë filmat do të jenë gratis për studentët dhe pensionistët, ndërsa për të tjerët në shitje është kartela javore që kushton 10 euro dhe mund të shihen të gjithë filmat që do të shfaqen.

Drejtoresha e festivalit, Vjosa Berisha tha se ky festival ka rëndësi të madhe për artin në Kosovë, meqë do të prezantohen për një javë 70 filmat më të ri botëror. Ajo pret nga qytetarët se do të shprehin interesim për prezantimet që do të bëhen në këtë festival.

Berisha tha se nuk e kanë mbështetjen shumë nga institucionet e shtetit për realizimin e këtij festivali, por kjo është arritur nga përkrahja e donatorëve apo kompanive private.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme