Google ADS

BE dhe UNDP fillojnë projektin për Mbrojtjen Kulturore në Kosovë

07:09 | 27 Prill 2016
Arbresh.info

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara do të fillojnë sot projektin Krijimi i besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë.

Projekti, i financuar nga BE-ja dhe i zbatuar nga UNDP-ja, do të rigjenerojë vende të përzgjedhura kulturore dhe fetare ne pesë komuna dhe do të krijojë kapacitetet për promovim, monitorim dhe mbrojtje të vendeve të trashëgimisë.

Buxheti i përgjithshëm i BE-së për këtë projekt është mbi 1.5 milion euro dhe do të zbatohet gjatë një afati prej 12 muaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme