Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në bashkëpunim me Agjencionin për Arsim dhe Aftësim dhe Arsim për të Rritur të Ministrisë së Arsimit dhanë mirënjohje artistëve kosovarë dhe atyre zvicëran për kontributin e dhënë në promovimin e vlerave profesionale në Republikën e Kosovës, në Zvicër dhe Europë.
Kryetari i Asociacionit z.Shkelzim Murtezi në fjalimin e tij, falenderojë artistët dhe regjisorët Zvicranë veqanërisht drejtorëshën e Teatrit “Teater Falle” të Baselit znj. Ruth Widmer për kontributin e dhënë në mbështetjen e Aftësimit Profesional në fushën e artistëve dhe teatrit, ai gjithashtu shprehi mirënjohjen e tij për z. Ridvan Murati, artist i njohur në Republikën e Kosovës në skenat e ndryshme, ndër to “Prall me Tupan”. Kryetari z. Murtezi citojë që është krenarë që z. Ridvan Murati arriti të luajë për teatrat e Zvicrës dhe në filma të njohur gjermanë siq është filmi shumë i njohur Gjerman “Der Tatort” dhe që i njëjti nuk harrojë dot vendin e tij duke e bindur teatrin e Baselit që të vie në Republikën e Kosovës për të Mbështetur skenën artistike në Kosovë, andaj ua sigurova që do ta kenë mbështetjen e plotë të Asociacionit në vazhdimin e bashkëpunimit të Aftësimit Profesional mes dy vende.
Kryeshefi i Agjencionit për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur z. Ragip Gjoshi, shprehi gjithashtu mirënjohjen e tij për angazhimin dhe kontributin e dhënë nga artistët Kosovarë dhe ata Zvicran, ai citojë që i vie mirë që mes kosovës dhe zvicrës të ketë përvec bashkëpunimit politik tani edhe bashkëpunim në fushën artistike profesionale, dhe njoftojë që Kosova ka shkolla profesionale të artit mirëpo ka ende nevojë që të zgjerohen shkollat profesionale të kësaj fushe dhe që ka shumë rëndësi që këta artist të bëhen udhë lidhëse mes skenës artistike Kosovare dhe asaj Zvicrane, ai sigurojë që do ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit të Kosovës. Drejtoresha e teatrit të Baselit “Teater Falle” Znj. Ruth Widmer, tha që delegacioni i saj ka kaluar mirë në Kosovë dhe që është shumë e kënaqur me punën e artistëve kosovarë, dhe që i vie mirë që kanë mbështetjen e Asociacionit dhe Ministrisë së Arsimit, duke qenë së kjo ka një rëndësi shumë të madhe në vazhdimin e bashkëpunimit, dhe që projekti i shfaqjes “Dhimbje për Atdhe (Heim und Weh) ” do të jetë udhë lidhëse mes Zvicrës dhe Kosovës.
Artisti dhe koordinatori i projektit “Dhimbje për Atdhe (Heim und Weh) ” z. Murat i njoftoj për iden e shfaqjes dhe arritjet aktuale në ketë projekt poashtu falenderojë kryetarin e Asociacionit dhe Kryeshefit e Agjencionit. Ndërsa përfaquesi i ambasadës së Zvicrës z. Andreas Reich, tha që i vie mirë që artistët nga Zvicra sëpari kanë kaluar mirë në Kosovë dhe që për herë të parë tani ka një bashkëpunim të tillë mes Kosovës dhe Zvicrës, bashkëpunim në të cilin u urojë suksese të mëtutjeshëm. Në shenjë falenderimi për këtë projekt kulturor dhe social, Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe Agjencioni për Arsim dhe Aftësim Profesional të Ministrisë së Arsimit, ndau mirënjohje për të gjithë të angazhuarit./Arbresh.info/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”