Google ADS

“Ballkoni” shitet edhe në Japoni

19:29 | 4 Shtator 2015
M. A.

Pas nënshkrimit të kontratës për shitjen e filmit “Ballkoni”, me skenar dhe regji të Lendita Zeqiraj me televizionin qendror shtetëror italinan RTI, këtë të mërkurë u nënshkrua edhe kontrata e shitjes për të gjitha televizionet japoneze, dhe tashmë të drejtat për filmin “Ballkoni”, për Japoni i ka blerë Korporata Japoneze “Pacific Voice Inc L.A. Tokio”, me bazë në Los Angeles dhe Tokio.

Kështu ka bërë të ditur për KultPlus, producenti i këtij filmi, Bujar Kabashi. Sipas tij, kjo korporate, kreatorët e së cilës janë Yasuhiko Tanaka, Saori Abe dhe Shiro Tokiwa, është e njohur në industrinë e filmit për prodhimin, promovimin dhe distribuimin e filmave jo vetëm në Japoni e SHBA, por edhe në mbarë botën.

“Për t’ia blerë një filmi të drejtat për ta futur në programet e tyre, kriteret janë jashtëzakonisht të ashpra, sepse filmi jo vetëm që duhet të jetë i vleresuar shumë lart dhe i shpërblyer shumëfish me çmime, i njëjti duhet të ketë edhe një temë shumë të vecantë”, ka thënë Kabashi.

Përndryshe, Ballkoni tani më e ka kaluar numrin 130 të festivaleve dhe tash do të shfaqet edhe në shumë festivale në vende të ndryshme si në: Lubjane, Udine, Padova, Villah, Los Angeles, Zubrovka, Faro të Portugalisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme