Google ADS

Bahtiri merr përkrahje nga Gashi për realizim të projekteve

14:33 | 5 Prill 2018
Arbresh.info

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me të cilin ka biseduar për projekte të ndryshme në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit, shkruan arbresh.info.

Ministri Gashi ka treguar gatishmërinë për të ndihmuar këtë komunë në realizim të projekteve.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e informoi ministrin për punët që janë realizuar në Komunën e Mitrovicës gjatë vitit të kaluar dhe për planet dhe projektet që kanë për këtë vit në fushën e trashëgimisë kulturore, kulturës dhe sportit.

Ai e falënderoi ministrin për mbështetjen që i ka dhënë kësaj komune që të përkrahë projektet në fushat që mbulon MKRS-ja duke shpresuar në thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me synimin që të avancohen fushat e kulturës e sportit në këtë komunë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme