I vlerësuar deri më tani me gjashtë çmime, të marra në Festivalin e Filmit në Mynih, Gjermani dhe Karlovy Vary në Çeki, ai vjen në Tiranë. “Babai” i regjisorit Visar Morina, që mungoi në premierën shqiptare, është aktualiteti i ditës. Emigracioni. Edhe pse ngjarjet marrin jetë në Kosovën e fillim viteve 90, ende sot, shqiptarët atje vazhdojnë të braktisin vendin për një jetë tjetër në Gjermani. Protagonistët kryesorë janë Nori që interpretohet nga Val Maloku dhe Gëzimi nga Astrit Kabashi. Pasi e siguronin bukën duke shitur cigare në rrugë, i ati i Norit emigron në Gjermani. Djali i vogël bën, gjithçka, i vjedh dhe paratë xhaxhait të tij vetëm për të qenë pranë babait të tij. Regjisori rrëfen gjithë kalvarin e emigrimit të paligjshëm me gomone deri në bashkimin me të atin, përballjen me një realitet të vështirë që e zhvesh qenien njerëzore nga humanizmi.
“Babai”, përbën një nga filmat më të shtrenjte kosovar. Ai kushtoi 1.5 milionë euro, ku kontributi financiar i Qendrës Kinematografike të Kosovës është 200 mijë euro. Filmi i Visar Morinës do të përfaqësojë Kosovën, në garën për të zgjedhur kandidaturat për çmimet Oscar, në kategorinë e filmit të huaj. Për publikun ai projektohet në mbrëmjen e së nesërmes në kinema Millenium.
Tv Klan
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...