Komiteti selektues ka zgjedhur filmin “Babai” si propozimi i Kosovës për Filmin më të mirë të huaj në Oscars, njoftoi sonte Qendra Kinematografike e Kosovës.
Komiteti i aprovuar nga Akademia Oscars i përbërë nga Arben Bajraktaraj – kryesues, Blerta Zeqiri, Ilire Vinca, Zymber Kelmendi, Sevdije Kastrati, Shkumbin Istrefi dhe Alban Muja ka theksuar se ky film është vlerësuar për shkak të qasjes domethënëse regjisoriale, identitetit estetik, mishërimit të personazheve nga aktorët dhe trajtimi shumë autentik të tregimit.
“Babai” filmi debutues me skenar dhe regji nga Visar Morina, i cili pati shumë suksese në Film Fest Munchen dhe në Karlovy Vary, po vazhdon shfaqjen e tij nëpër festivale të ndryshme.
Filmi është koproduksin midis Kosovës, Gjermanisë, Francës dhe Maqedonisë me producent Visar Krusha, Nicole Gerhard, Xenia Margot dhe Tomi Salkovski.
“Babai” e shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atinGëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiro n të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.
Ky është viti i dytë që Kosova ka fituar të drejtën të aplikojë me film për konsiderim në Oscars dhe së fundmi :Babai” është edhe në garë për selektim në European Film Aëards 2015.
Vitin e kaluar propozimi i Kosovës për Oscars ishte filmi “Tri Dritare dhe një Varje” me regji nga Isa Qosja.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...