Google ADS

Azem Koleci, fotografi shqiptar që ka bërë famë në Irlandë (Foto)

09:58 | 5 Janar 2016
Arbresh.info

Quhet Azem Koleci dhe jeton në Irlandë. Koleci i cili është me prejardhje shqiptare ka mbaruar studimet për fotografi në ‘St John’s College’ në qytetin  e Cork-ut si dhe është anëtar i Irish Photographic Federation, Royal Photographic Society, National Photographic Society’.

Ai veprat e tij i ka ekspozuar rregullisht në qendrat publike të artit përfshirë muzeun e qytetit ku ka pasur edhe tema nga atdheu, shkruan arbresh.info.

“Qysh nga viti 2015 që Cork’u ishte kryeqyteti i kulturës Evropiane unë kam ekspozuar rregullisht pothuajse çdo vit fotografitë e mia në qendra publike arti te qytetit përfshirë muzeun e qytetit 2 here ne disa nga libraritë publike disa here dhe kafe arti të ndryshme me tema te shumëllojshme përfshirë dhe nga atdheu të paktën një herë”, ka thënë Koleci.

Duke filluar nga 8 janari fotografitë e Kolecit do të ekspozohen në kafenenë artistike ‘Longford Row Caffe and Music Store’ ku do të qëndrojnë të ekspozuara rreth një muaj. Tema e këtyre fotografive që janë bardhë e zi do të jetë ‘Buskers’ që do të thotë artistët e rrugës./arbresh.info

12483469_938516046218512_1278112992_n 12463779_938516089551841_1004753148_n 12467776_938516129551837_1927717816_n 12483344_938516202885163_1557372244_n 12463709_938516259551824_1878601679_n 12498861_938516299551820_368511324_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme