Autorja e librave “50 hijet e Grey” është duke u rikthyer me një tjetër libër erotik, të titulluar “Romanca e Hirushës në shekullin 21”.
I quajtur “Mister”, romani i autores britanike E.L. James do të publikohet në Britani dhe Amerikën e Veriut më 16 prill, thanë të enjten botuesit Books Vintage, transmeton portali arbresh.info
Historia është e vendosur në Londër dhe në Europën Lindore, ku i tërë përqendrimi i romanit ka lidhje me një anglez aristocrat që bie në dashuri me një grua të re dhe mistike,e cila sapo ka arritur në Angli.
“Jam shumë i ngazëllyer që më në fund të arrij këtë romancë të pasionuar në botë”, tha James në një deklaratë. “Është një histori Hirushja për shekullin XXI, Maxim dhe Alessia më kanë çuar në një udhëtim interesant dhe shpresoj që lexuesit e mi të mahniten nga historia e tyre emocionuese dhe sensuale”.
Trilogjia “Fifty Shades” e James-it, që shfaq skllavërinë, disiplinën, dominimin, nënshtrimin dhe sadomasochizmin (BDSM), u botua për herë të parë në vitin 2012 dhe u fut në listën e librave më të shitur në mbarë botën.
Libri “50 hijet e Greit” është botuar edhe në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese Dritan./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%