Carlos Ruiz Zafon, autori spanjoll i romaneve më të shitura ndërkombëtarisht, përfshirë Hijen e Erës, ka vdekur në moshën 55 vjeçare.
Shkrimatri i cili është përshkruar si shkrimtari spanjoll më i lexuar që nga Cervantes, ka ndërruar jetë të premtën në shtëpinë e tij në Los Angeles. Sipas mediave ndërkombëtare, Ruiz Zafon ishte diagnostifikuar me kancer të zorrës së trashë në vitin 2018, transmeton portal arbresh.info
Pedro Sanchez përmes një postimi në mediat sociale ka shkruar se: ‘Ne kemi humbur një nga shkrimtarët më të lexuar spanjollë dhe më të admiruar në botë. Carlos Ruiz Zafón, një romancier kryesor i epokës sonë, dha një kontribut të rëndësishëm në letërsinë moderne’.
Librat e Ruiz Zafon janë shitur në më shumë se 38 milionë kopje në të gjithë botën, janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë, përfshirë edhe gjuhën shqipe.
Lindur në Barcelona, Ruiz Zafón punoi në reklamim para se të bënte debutimin e tij si autor në 1993 me romanin e ri për të rritur, Princi i Mjegullës. Në vitin 2001, ai botoi librin “Hija e Erës’.
Në një ese ku foli për karrierën e tij, Ruiz Zafon shkroi se ai nuk kishte zgjidhje tjetër, përpos që të bëhej shkrimtar.
“Ndonjëherë njerëzit më pyesin se çfarë këshillash do t’i jepja një autori që aspiron. Unë do t’u them atyre që ju duhet të bëheni një shkrimtar, nëse mundësia për të mos u bërë do t’ju vriste. Përndryshe, do të jeni më mirë të bëni diçka tjetër. Unë u bëra një shkrimtar, një tregimtar i përrallave, sepse përndryshe do të kisha vdekur, ose më keq”, shkroi ai./arbresh.info/
Skandaloze/Profesori në Prishtinë hedh flamurin kombëtar shq...
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...