Google ADS

Asnjë fjalë nga laureati i çmimit Nobel për letërsi

16:17 | 18 Tetor 2016
Arbresh.info

Organi që ndan çmimet Nobel për letërsi ka thënë se ka ndaluar përpjekjet për të kontaktuar këngëtarin amerikan Bob Dylan në lidhje me çmimin që i është dhënë sivjet.

“Tani nuk jemi duke bërë asgjë”, ka thënë Sara Danius, sekretare permanente e Akademisë Suedeze, transmeton portali arbresh.info.

“E kam thirrur dhe dërguar email-a bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë dhe kam marrë përgjigje miqësore. Tani për tani, kjo gjë mjafton”.

Dylan ende nuk ka komentuar asgjë në lidhje me çmimin prestigjioz që mori javën e kaluar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme