Marina Amaral është e specializuar në “rikthimin në jetë” të fotografive bardhezi, duke ndihmuar kështu në krijimin e një lidhjeje emocionale me historinë, transmeton Telegrafi.
“Ngjyrat na lejojmë të krijojmë një lidhje më të thellë me njerëzit dhe subjektet që shohim, sepse jetojmë në një botë me ngjyra “, thotë artistja braziliane, Marina Amaral.
Ajo ka rikrijuar së fundmi 200 imazhe mahnitëse, duke i përdorur si pikënisje fotografitë historike bardhezi. Kthimi në ngjyra i fytyrave ikonike dhe momenteve të veçanta në histori, do të shfaqen në librin e ri, “The Color of Time” (Ngjyra e kohës).
Marina iu bashkua historianit britanik Dan Jones, për të treguar rrëfimin e më shumë se 100 viteve të historisë botërore, që nga sundimi i Mbretëreshës Victoria e deri te fillimi i Epokës së Hapësirës. Nëpërmjet hulumtimit të saktë, Marina ishte në gjendje të transformojë imazhet e vjetra sikur të ishin bërë dje.
Për më shumë, shikojeni videon: KËTU. /Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...