Policia e Kosovës, në orët e para të së shtunës, e kishte dërguar artistin Driton Selmani në stacionin policor, pasi ky i fundit kishte angazhuar një kompani për ta zëvendësuar flamurin kombëtar të vendosur në hyrje të Prishtinës, me një tjetër flamur me ngjyra kuq e verdh, veprim ky që do t’i kushtojë autorit.
Gjobat me të holla, Selmani tenton t’i shpaguajë ndryshe, raporton Express i KTV-së.
Flamuri kombëtar, i cili valonte në hyrje të Prishtinës, është hequr për disa orë dhe ishte zëvendësuar me një tjetër, që simbolizon “pozitën jashtë loje” në futboll. Ndërsa këtë veprim artisti Driton Selmani e cilëson vepër artistike për të shprehur realitetin që përshkruan situatën politike, ekonomike dhe sociale.
Kjo ide i kishte pëlqyer kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti. Ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kishte shkruar se i vjen mirë se për situatën në vend është thënë edhe në këtë mënyrë. Në anën tjetër, për nënkryetarin e komunës, Selim Pacolli, ajo pozitë i takon vetëm flamurit kombëtar. E kur është fjala te politika, Selmani thotë se është apolitik.
Sipas artistit, vepra është inspiruar nga ndodhitë e përditshme në vend.
Sipas Selmanit, zgjedhja e këtij flamuri të “Offsidet” që përdoret në futboll, ka mundësuar shpërndarjen shumë të shpejtë të mesazhit të këtij veprimi.
Si rezultat, flamuri vë në pikëpyetje realitetin rrethues dhe përshkruan më së miri situatën politike, ekonomike dhe sociale: është flamur i dëshpërimit, ndjenjës përjashtuese dhe mungesës së krenarisë për shtetin, institucionet dhe simbolet e tij, ishte shkruar në njoftimin e dërguar nga Driton Selmani. Sipas tij, ky mesazh po vazhdon të kuptohet dhe të ketë një reflektim të mirë nga të tjerët.
Flamuri i pozitës jashtë loje u largua e sërish u vendos ai kombëtar, me të cilin zyrtarët e Vetëvendosjes, me të ardhur në pushtet, e kishin zëvendësuar flamurin shtetëror./koha.net/
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...