Google ADS

Artisti kosovar vizaton portretin e Adem Jasharit në mënyrë dixhitale

17:50 | 28 Nëntor 2021
F.T

Adem Jashari është një nga figurat më të ndritura të kombit dhe i tillë do jetë gjithmonë.

Duke qenë se jeta e tij lidhet me luftën dhe datën 28 nëntor, padyshim që për nder të jetës dhe veprës së tij, ai nderohet në mënyra të ndryshme.

E, një nderim të tillë ia ka bërë edhe artisti kosovar, piktori Imer Gashi.

Gashi në mënyrë dixhitale ka realizuar portretin e Adem Jasharit, me 7242 x 8140 pixel në format, që mund të printohet më pas në madhësi të ndryshme.

Ai po ashtu ka punuar edhe flamurin me të cilin Ismail Qemaili shpalli pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë, në mënyrë ekspresive dixhitalte, e cila është po ashtu e punuar me brusha dixhitale të vajit, sikurse portreti i Adem Jasharit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme