Google ADS

Artistët shqiptarë u prezantuan me “A Moving Identity”, në Londër

08:27 | 24 Nëntor 2015
Arbresh.info

Ekspozita që kishte për qëllim mbështetjen e refugjatëve sirianë arriti edhe qëllimin e organizimit, pasi që, sipas ambasadorit të Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, veprat e ekspozuara në këtë ekspozitë janë shitur qysh në hapjen e saj
E organizuar nga Nora Weller është prezantuar së fundi ekspozita “A Moving Identity”, në Londër, ku janë prezantuar veprat e artistëve të ndryshëm, duke përfshirë ata nga Kosova, Siria, Gaza, Libani, Serbia, Gjermania, Britania e Madhe e SHBA-të. Ekspozita që kishte për qëllim mbështetjen e refugjatëve sirianë arriti edhe qëllimin e organizimit, pasi që, sipas ambasadorit të Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, veprat e ekspozuara në këtë ekspozitë janë shitur qysh në hapjen e saj.

 

20151123141551385

Greicevçi është shprehur më pas se kjo ekspozitë ka ndjeshmëri më të madhe tek ai, duke pas parasysh se ai vjen nga Kosova dhe se të qenit refugjatë është një përvojë e njohur për popullin e Kosovës, duke iu referuar ngjarjeve të vitit 1999.

Artistët shqiptarë që kanë marrë pjesë në këtë ekspozitë janë me përbërje të Bekim Retkocerit, Gazmen Ejupit dhe Shuk Oranit./KultPlus

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme