Regjisorja e njohur, Burbuqe Berisha ka ndërruar jetë sot në moshën 51 vjeçare.
Lajmin e kanë bërë të ditur kolegët e saj në Facebook.
Berisha ka ndërruar jetë në vendin e punës saktësisht në ministrinë e Kulturës dhe dyshohet të ketë pasur sulm në zemër.
Regjisorja Berisha u lind në Shkup, ndërsa shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Prishtinë. Studimet për regji filmi i kreu në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.
Ka qenë autore e filmave dokumentarë, të metrazhit të shkurtër dhe filmave televizivë. Bëri regji edhe në teatër.
Punoi si menaxhere në Kino ABC, producente në Kosova Film dhe ishte drejtore e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Disa nga realizimet e saj janë “Lexi në qytet” në 10 episode, “Ashensori”, “Suxhuk Open”, “Kosova 9/11”, “Ëndrra”, “Nanë”, “Dimri i shpirtit”, “Bunari”, “Viti 2000”, “Diçka po zihet”, “Gratë” dhe “Çelësi”.
Nga filmat e saj dokumentarë shquhen “Për Jusuf Gërvallën”, “Universiteti nëpër vite”, “Harmonika”, “Të rritur në rrugë”, “Kinematë” etj.
Ka bërë disa shfaqje teatrore prej të cilave veçohen: “Një çaj me Hillaryn”, “Revolveri”, “Darka private” etj. /arbresh.info/
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...