Google ADS

Arta Dobroshi dekorohet me urdhrin ‘Kalorëse e Arteve dhe Letrave’

08:16 | 26 Shkurt 2020
Arbresh.info

Për kontributin e saj në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë, aktorja e njohur Arta Dobroshi do të dekorohet me urdhrin “Kalorëse e Arteve dhe Letrave” nga ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Kjo është njëra nga dekoratat më të larta që e ndan Republika e Francës, përmes së cilës shpërblen individët, që janë dalluar përmes krijimtarisë së tyre, në fushën artistike ose letrare, apo përmes kontributit që ata kanë dhënë për shtrirjen dhe promovimin e artit dhe letërsisë në Francë dhe në mbarë botën.

Siç bëhet e ditur, përmes kësaj dekorate që do të ndahet në ora 18: 00 në Rezidencën e Francës, Republika e Francës njeh kontributin e jashtëzakonshëm të zonjës Dobroshi, gjatë gjithë karrierës profesionale, në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë./21Media

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme