Arkitekti 45-vjeçar nga kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, Carlos Mourao Periera, i cili humbi shikimin si pasojë e një aksidenti, vazhdon ta ushtrojë profesionin e tij, raporton Anadolu.
Periera mori pjesë në një program të Institutit për Hulumtime Ballkanike pranë Muzeut Shëndetësor të Kompleksit Sulltan II Bayazid, me ftesë të Universitetit të Trakya-s. Në deklaratën për gazetarin e AA-së ai u shpreh se që nga mosha pesëvjeçare ka pasur interes për godinat e mëdha dhe të larta. “Në interesimin tim për artin kisha mbështetjen e familjes, ndërkaq kur erdhi koha të zgjedh universitetin dhe profesionin, ata më sugjeruan arkitekturën. Pas studimeve fillova ta zhvilloj profesionin, megjithatë, në moshën 35-vjeçare përjetova një aksident, nga i cili humba shikimin. Në fillim kisha shumë vështirësi. U ballafaqova me probleme të ndryshme, qoftë në aspektin jetësor, qoftë në atë profesional.”
Pereira tha se dashuria e tij për arkitekturën rritet çdo ditë: “Kur humba shikimin mendoja se çdo gjë kishte marrë fund, megjithatë, i mbarova studimet e doktoraturës pranë Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Lisbonës, në fushën e studimeve ku kisha mbaruar edhe universitetin. Gjërat që më parë i bëja duke parë, tani i bëj duke dëgjuar, duke ndier dhe duke prekur. Natyrisht që arkitektura është punë estetike dhe projektimi, por unë e vazhdova dashurinë time për këtë profesion. Në zyrën time në Lisbonë zhvillova shumë punime, të cilat shpjegojnë që njerëzit me probleme të të parit mund të vizatojnë. Projektimet e mia i realizoj me metodën e vijave relievike dhe brumë. U bënë gati 10 vite që projektoj dhe realizoj struktura arkitekturore pa parë. Gjatë punës më ndihmon asistenti.”
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...