Arkitekti kosovar merr përsipër projektimin e kompanisë amerikane

16:14 | 27 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kompania me famë botërore FedEx pritet që zyret ti hap edhe në Kosovë.

Dhe për këtë projektim ata punën i’a ka besuar arkitektit kosovar Ylli Shaqiri dhe kompanisë së tij ‘Centrimetri Urban Studio’, shkruan arbresh.info.

Ylli në një prononcim për portalin arbresh.info u shpreh se është tejet i lumtur që fitoi mandatin për hartimin e zyreve të ‘FedEx’ që është kompani e njohur amerikane.

‘Isha shumë i nderuar që nga ftesa e përfaqësisë së FedEx-it për Kosovën që të jemi pjesë fillimisht e test-idesë për këtë projekt. Jo vetem ne mua por ne te gjithë ekipën e kompanisë Centimetri, u ndez entuziazmi dhe dashuria per këtë projekt.Ndodhi thirrja, ne fituam! Ishim jashtë mase të gëzuar, avash avash me punen’, potencoi Yll Shaqiri.

Kjo nuk është hera e parë që arkitekti i njohur jep kontributin e tij për këtë gjë. Kjo ngase ai ka pasur edhe arritje tjera në vende të ndryshme të botës, ku puna e tij u bë e njohur edhe në Dubai dhe duke projektuar qendra tregtare aty dhe në New York. Puna e tij në këtë projekt është që të bëj planin e viles private të një familje të rëndësishme atje.

‘Centrimetri Urban Studio’ në qershori i këtij viti ka hapur zyrën edhe në Gjermani, me qëllimin e vetëm që të jetë më afër klientëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme