Në ruajtjen e identitetit kulturor të arbëreshëve ka aq elementë përbërës, sa e vështirë të gjesh një të dytë tjetër. Gjithmonë arbëreshët kanë pasur dy atdhe dhe në këto kohë, ata kanë kthyer sytë nga Shqipëria për mbështetje për njohjen e komunitetit arbëresh nga UNESCO.
“Kërkojmë mbështetje si komunitet arbëresh, si një komunitet që i përket kulturës kombëtare shqiptare, një mbështetje politike për të mbrojtur propozimin tonë që ky komunitet të njihet nga UNESCO, si një vlerë jomateriale kulturore botërore”, tha Matteo Mandala, studiues dhe albanolog.
Është pikërisht kjo kulturë jomateriale, në qendër të masterplanit që ky komunitet ka hartuar. Për gjuhën, traditat, trashëgiminë kulturore dhe pasurinë natyrore. Një kulturë e tillë minoritare është e pashoq në të gjitha minoritetet italiane, por edhe ato europiane.
“Deri më sot kemi punuar për të hartuar një platformë, një masterplan që e kemi gati dhe do ta shpallim zyrtarisht. Mbi këtë masterplan do t’i kërkojmë edhe ndihmën qeverive shqiptare dhe kosovare”, tha më tej Matteo Mandala.
Trashëgimia e pasur është në dokumente që ende nuk janë zbuluar, ndaj kjo thirrje për bashkëpunim u bë në një konferencë me temë “Identiteti shqiptar, sot në këndvështrimin global. Modeli i arbrit italian”. Dhe arbëreshët janë shpresëplotë në kërkesën e tyre.
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...