Uashington, Prishtinë, 6 mars 2015 – Në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), në një ceremoni solemne, është bërë dorëzimi i Çmimit Ndërkombëtar për Guxim.
Në mesin e fitueseve të këtij çmimi ishte e kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra.
Xharra ka falënderuar organizatën “American Women For International Understanding” për këtë çmim.
Kryeredaktorja e “Zërit”, gjatë fjalimit të saj në emër të grave fituese të këtij çmimi, ka thënë se kjo është një mirënjohje për punën dhe sakrificën e grave.
“Në emër të fituesve të vitit 2015 të ‘International Women Of Courage Award’, ju falënderoj që na keni nderuar, duke na mbledhur këtu sonte. Është nder i madh të nderohet puna dhe sfidat që të gjitha ne i përjetojmë.
Para pak ditësh kemi arritur që të gjitha në Washington dhe ishte befasi se si në mbarë botën ne ballafaqohemi me sfidat e njëjta.
Faleminderit që na mbështetni duke na shpërblyer me këtë çmim kaq të rëndësishëm për punën tonë”, citohet të ketë thënë Xharra nga “Zëri”. (r.m.)
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot