Ajo u shpreh se: “Koncerti nuk do jetë më sot. Është anuluar dhe nuk e di se çfarë e ka penguar teknikisht, besoj se ka pasur mosmarrëveshje mes të dy palëve, meqenëse ishin dhe këngëtarët serbë”.
Ky koncert kishte për qëllim që të bashkonte emra të muzikës shqiptare dhe asaj serbe, një ditë para ndeshjes Shqipëri- Serbi.
Një mesazh qytetarie do të vinte nëpërmjet këngëtarëve serbë Marko Nikoliq, Ljubomir Sobotoviq, Milan Sijak, Filip Pat, Aleksandra Josiq, Amir Karaliq dhe këngëtarëve shqiptarë Kamela Islamaj, Marsela Çibukaj dhe Eugent Bushpepa me grupin e tij.
Nga Kosova ishin ftuar këngëtarja Flaka Krelani dhe grupi “Na”.
Kënga “Imagine” e John Lenon ishte zgjedhur për t’u interpretuar nga të gjithë këngëtarët së bashku, por ky koncert u la për një rast tjetër. Nga Kosova u konfirmua se anulimi ka ardhur pas shumë kritikave dhe reagimeve të shqiptarëve që u konsiderua si provokim të mbahet një koncert i tillë në mes të Tiranës pas gjithë atyre sulmeve që i bënë kombëtares shqiptare në ndeshjen Serbi – Shqipëri në stadiumin e Beogradit.
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...