Google ADS

Ankandet e nëntorit, Modigliani, Van Gogh e Piccaso gati për shitje

08:32 | 1 Nëntor 2015
Arbresh.info
Shtëpitë e famshme të ankandeve, “Christie’s” dhe “Sotheby” kanë pritshmëri të larta, deri në miliona dollarë për veprat që do të dalin në ankand në Nju Jork në muajin nëntor.

Në ankandin e Christie’s, ylli shndërritës i shitjeve të vjeshtës është piktura e famshme e Modiglianit, “Nu Couche”, “Mbështetje për nudon”.

Piktura e një gruaje nudo mund të vendosë një rekord të ri botëror për artistin italian kur të shitet. Pritet që ajo të shitet për më shumë se 100 milionë dollarë amerikanë, duke tejkaluar edhe rekordin e mëparshëm, prej 70 milionë dollarësh.

Pritshmëritë janë të larta edhe për skulpturën e gdhendur në dru të krijuar nga Paul Gauguin të quajtur “Tereze”, e cila pritet të shitet 18-25 milionë dollarë.

“Gruaja nudo” e Gustave Courbet është vlerësuar paraprakisht në 15-25 milionë dollarë.

Kreu i shtëpisë Christies në Nju Jork, Brett Gorvy, tha se në ankandin e vjeshtës do të prezantohen disa nga veprat më të rralla të artit në mbarë botën, me cilësinë më të rrallë.

“Kemi cilësi shumë p or shumë të lartë por gjithashtu kemi besimin se në ankand do të kemi nivelin më të lartë të koleksionuesve,”- shtoi ai.

Gorvy thotë se parashikon garë intensive në nivel global për vepra të tilla të artit, disa prej të cilave nuk kanë dalë në treg për gjenerata të tëra.

“Do të jetë një luftë e ashpër. Do të jetë një luftë mes atyre që do të ofrojnë më shumë sepse këto objekte nuk do të shihen më në publik për një kohë shumë të gjatë. Ne nuk po bëjmë marrëveshje me materialin këtu por me komoditetin e tregjeve. Ne bëjmë marrëveshje me atë që ofron më shumë për këto vepra të rralla. “Lichtenstein” është pikërisht ajo për të cilën unë flas. Kjo pikturë është pikturuar në vitin 1964. Është një nga pikturat më të rralla të Lichtenstein. Është piktura e një vajze. Quhet “Infermierja”. Ajo është shumë e bukur. Është një pikturë e madhe dhe nuk kemi parë një pikturë të kë tij kalibri në një treg të hapur, së paku në 20 vitet e fundit”.

Gorvy thotë se “Infermierja” e Lichtenstein mund të shitet për rreth 80 milionë dollarë dhe ky mund të jetë një rekord i ri për artistin.

Edhe në Christie’s, piktura “James Lord” e Alberto Giacometti mund të shitet për shumën e 30 milionë dollarëve.

“L’homme a la pipe” e Paul Cezanne është vlerësuar paraprakisht për tu shitur 18-25 milionë dollarë.

Mbrëmja e shitjeve të Christie’s, e titulluar “Muza e artistit” do të organizohet më 9 nëntor. Më pas, mbrëmja dedikuar artit pas luftës dhe artit kontemporan, bashkëkohor do të mbahet më 10 nëntor dhe mbrëmja e artit impressionist dhe modern më 12 nëntor.

Në shtëpinë e ankandeve “Sobethy”, piktura “Peisazh në një qiell lëvizës” e Van Gogh pritet të shitet për 50-70 milionë dollarë. Piktura e peisazhit shfaq një fushë të mbushur me lule shumë ngjyrëshe t? ? ndritshme me erëra nën efektin e erërave të forta të një stuhie dhe është pikturuar nga artisti në vitin 1889.

Një pastel i rrallë nga periudha blu e Picassos, është vlerësuar paraprakisht në vlerën e 8-12 milionë dollarë.

“Ngjitësja” është portreti i një gruaje të zhveshur dhe melankolike. Është portreti i Pere Manach. Manach ishte një mik i Picassos dhe një tregtar arti. Portreti shfaq kokën e manach në një trup gruaje. Manach dhe Picasso kanë patur një shoqeri të trazuar.

“Nudo me krahë të kryqëzuar” dhe “Gruaja e ulur në karrige” të Piccasos gjithashtu do të dalin në shitje në ankand, sikurse edhe piktura qetësuese e Claude Monet “Nimfat”. Vlera e tyre është përllogaritur mes 30-50 milionë dollarë.

Ankandi i “Sotheby” do të mbahet më 4 nëntor. Në ankand do të dalin në shitje 77 vepra arti, ndaj fitimet përllogariten mes 374-526 milionë dollarë.

Mbrëmja impresioniste dhe moderne e Sotheby do të mbahet më 5 nëntor.

David Norman, zv.presidenti i Sotheby thotë:

“Është garë shumë e ngushtë. Ne kemi 47 objekte, piktura, skulptura dhe punime në letër. Kjo është larg të zakonshmes. Por ne jemi kujdesur shumë për këtë ankand. Kemi një koleksion të mrekullueshëm të Taubman. Vlera e përgjitshme që ne kemi përllogaritur është 275 milionë dollarë. Është një nga shitjet tona rekord, më shumë se kurdoherë në të shkuarën dhe kjo falë vlerësimeve individuale për secilën nga veprat”.

Mbrëmja e artit bashkëkohor e Sotheby do të mbahet më 11 nëntor. Të përfshira në të janë edhe veprat “Mao” e Andy Warhol e cila mund të shitet për 40 milionë dollarë dhe “Pa titull, Nju Jork City” e Cy Twumby e vitit 1968, e cila mund të shitet për shumën rekord të 60 milionë dollarëve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme