Google ADS

Aliu: Kosovarët kanë telashe me fjalën e shkruar

08:55 | 31 Maj 2015
Arbresh.info

Shkrimtari Gëzim Aliu thotë se shoqëria kosovare ka telashe me fjalën e shkruar dhe se ajo më shumë është shoqëri e fjalës së folur.

Në intervistën për “E diela me Kohën Ditore”, Aliu ka thënë se në Kosovë nuk ka krizë të leximit, sepse për të konsideruar se ka krizë të leximit është dashur që paraprakisht të ketë traditë të leximit, gjë që, sipas tij, nuk ka ekzistuar.

Një pjesë të konsiderueshme të fajit për moslexueshmërinë Aliu thotë se e mban edhe sistemi arsimor. Shkollimin e keq e ka cilësuar më të keq se zero-shkollimin. Ka folur edhe për shkrimtarët. Ka thënë se shkrimtarë shqiptarë të mirë në Kosovë ka fare pak.

Sa i përket djegies së librave gjatë vitit të kaluar, ka thënë se pas djegies së librave digjen edhe njerëzit. Ka përmendur edhe titujt që i cilëson si tituj të estradës. Sipas tij, librat e tillë nuk e kanë të lehtë të mbijetojnë. E sa i përket blerjes së librave, ka thënë se blerja dhe leximi dallojnë nga njëra-tjetra.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme