Autori i njohur meksikan i filmit Alejandro Gonzalez Inarritu do të kryesojë jurinë e edicionit të 72-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë që do të mbahet nga 14 deri më 25 maj, raporton Anadolu Agency (AA).
Organizatorët e Festivalit të filmit në Kanë konfirmuan se kryetar i jurisë së festivalit, i cili këtë vit shënon 72 vjetorin e ekzistimit, do të jetë regjisori i njohur meksikan Inarritu, fitues i çmimit prestigjioz Oscar për filmat “The Revenant” dhe “Birdman”.
Inarritu, pasi mësoi se do të kryesojë jurinë e këtij viti, deklaroi se Festivali i filmit në Kanë është shumë i rëndësishëm në karrierën e tij dhe se është shumë i lumtur dhe krenar për besimin e dhënë që të kryesojë jurinë.
Kjo njëherësh është edhe hera e parë që juria e Festivalit në Kanë të kryesohet nga një regjisor meksikan.
Inarritu është producent i filmit, regjisor, skenarist dhe kompozitor. Regjisori i parë meksikan që u nominua për Oscar për regjinë më të mirë dhe çmimin e Shoqatës së Regjisorëve Amerikanë për regjinë më të mirë – “filmi artistik” për filmin e tij “Babel” të vitit 2007.
Inarritu në vitin 2015 fitoi Çmimin Oscar për regjinë më të mirë, skenarin më të mirë origjinal dhe filmin më të mirë -“Birdman”. Në edicionin e 88-të të Oscar, fitoi çmimin prestigjioz për regjinë më të mirë për filmin e tij të gjashtë “The Revenant”. Ai është regjisori i tretë që fiton dy çmime të njëpasnjëshme Oscar pas John Ford dhe Joseph L. Mankiewicz.
Aliu: Trafiku ajror tanimë vazhdojnë pa ndërprerje, s’ka më ...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë