Është promovuar dje në ambientet e Agjencisë së Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog (në vijim AMQHD), libri i shkrimtarit Alastair Campbell “Fitimtarët”. Një libër mbi rrugën drejt suksesit, përmes rrëfimit të shembujve të suksesit, nga sportistët elitarë tek menaxherët e lartë, nga udhëheqësit e vendeve tek ata të kompanive globale të biznesit.
Në ceremoninë e rastit, e konceptuar në formën e diskutimeve rreth librit, ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, personalitete të politikës, botës së artit dhe letërsisë, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiransë, si dhe tranjeri italian i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Ganni De Bjazi.
Campbell vjen përsëri në shqip me një libër të ri “Fitimtarët”, të përkthyer nga Anjeza Xhaferaj, pas botimit të parë më vitin 2012, nga UET Press, të librit me titull “Vitet me Tony Blair, ditari i zëdhënësit të kryeministrit britanik”.
Për autorin e librit Alastair Campbell, për të qenë fitues, krijimi i një ekipi të suksesshëm është i një rëndësie parësore. Mendjet më të mira fituese dhe ekipet më të mira fituese, thotë Campbell, janë në sport fillimisht, në biznes e pastaj në politikë. “Ajo që mund të mësosh nga sportet, nga të qenit pjesë e një ekipi të suksesshëm do të thotë që ajo çfarë ke, duhet të aplikohet në role të ndryshme. Ajo që është më interesante për politikën, për mua, është se mendësia më e mirë vjen nga sporti”.
Ndërveprim, vizion dhe strategji, e përcakton Kryeministri Rama rrugën drejt suksesit. “Këtu, është e gjithë eksperienca e një njeriu që botërisht njihet si një njeri që ndryshoi komunikimin politik dhe të fushatave elektorale dhe një njeriu tjetër që botërisht njihet se ndryshoi historinë e futbollit dhe një të treti që botërisht njihet si një njeri që ndryshoi faqen e futbollit shqiptar. Pjesa më fantastike në këtë ndërveprim është ajo që ka të bëjë me pjesën e ndërveprimit midis politikës dhe sportit si dy aktivitete njerëzore, ku të fitosh është shumë e rëndësishme, por nuk mjafton vetëm të fitosh, por ka shumë rëndësi se si fiton. Në fund të fundit, qoftë futbolli, qoftë politika janë aktivitete që janë të li dhura drejtpërdrejtë me skuadrën, pa diskutim edhe me individin, por gjithmonë, pjesa e individit dhe e skuadrës janë të lidhura në një mënyrë apo një tjetër.”
TrajneriGianni de Biasi, pasi risjell emocionet e kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Europian të futbollit, shprehet se mund të flitet për një lëvizje të re brenda futbollit shqiptar dhe se tashmë modeli i suksesit kërkohet brenda vendit.
Autori e mbyll me një sugjerim. “Ajo që politikanët nuk bëjnë është të shohin sesi ndërtohen këto ekipe të mëdha në sport dhe të mësojnë prej kësaj.”
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...