Irene Papas, aktorja e famshme greke që luante përkrah Bekim Fehmiut në serialin televiziv “Odisea”, ka deklaruar në një intervistë se mund të jetë me prejardhje nga Shqipëria.
“Im atë, i cili ishte një profesor i greqishtes, e dashuronte shumë natyrën, jetesën e shëndoshë; përçmonte ambientet e ndotura dhe për këtë arsye kishte braktisur kryeqytetin grek. Kishte dy pasione që ditët e sotme ngjajnë të jenë në kontrast: kulturën dhe natyrën”.
“Mbante gjithnjë në një xhep Platonin, e në tjetrin Aristotelin, ose Shekspirin në një xhep dhe Gëten në tjetrin. M’i vinte pareshtur, Platonin e Aristotelin nën hundë, deri në pikën sa më bëheshin të urryer”.
“Më shpinte shpesh në mal, në ajër të pastër, në tendë. Përçmonte çdo formë pushteti, përfshirë edhe pushtetin fetar. Një herë, u sëmura, por ai refuzoi të më çonte në qytet. Më tha: ‘Nëse vdes, të varros unë. Kujton se prifti është më i mirë se unë?’”, është shprehur Irene.
E pyetur përse është kaq ezmere, aktorja 90-vjeçare është përgjigjur:
“I ngjaj nënës sime. Nëna ime ishte ezmere si unë. Ajo vinte nga Epiri, ndërsa im atë vinte sipas gjasave nga Shqipëria. Ndoshta jam shqiptare, ose gjysmë shqiptare. Peloponezi është përplot me shqiptarë”.
Papas është lindur me emrin Irene Leleku, në vitin 1926. Ajo ka 50 vite karrierë me më shumë se 90 role në filma.
28 Nëntori, Osmani: Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta fes...
Deputetja e VV: Bernard Nikaj i PDK-së dhe Petrit Selimi kër...
28 Nëntori brenda familjes së Isa Boletinit, ndër objektet m...
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...