Aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë vendosur të hyjnë në grevë të përgjithshme dhe bllokojnë tërësisht repertorin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Kryetari i Shoqatës Sindikale të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Ismet Azemi në një konferencë për media ka thënë se arsyeja e grevës është për mos mbështetjen financiare të institucioneve drejtuar Teatrit Kombëtar, raporton portali arbresh.info
“Ne jemi të shtrënguar pa dashjen tonë që t’ua bëjmë më dije institucioneve tona që gjendja në Teatrin e Kosovës sa i përket mbështetjeve financiare dhe gjendja e një rroge bazë e një aktori është denigrim për ansamblin e teatrit të Kosovës”, tha kryetari Azemi.
Ai ka kërkuar nga institucionet që t’ua shtrijnë dorën aktorëve dhe t’i mbështesin financiarisht.
“Me sinqeritetin ma të madh si përfaqësues i kësaj sindikale kësaj shoqërie, personave përgjegjës në institucione, i bëjnë me dije që ta kthejnë mendjen dhe dorën nga ky institucion që është i shenjtë. Prandaj janë gjëra të shenjta për të cilat po flasim si ana shpirtërore ashtu edhe ana financiare”, tha ai./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...