Agnus Dei e Memli Kelmendit vepër fituese në festivalin “ International Competition for Choir – ZLATNA LIPA TUHLJA” në Kroaci

17:50 | 11 Qershor 2016
Arbresh.info

Në kuadër të festilit ndërkombëtar të muzikës korale “ International Competition for Choir – ZLATNA LIPA TUHLJA”, dirigjenti kroat Josip Degl’ Ivellio së bashku me korin Hrvatsko Pjevačko Društvo „Slavulj“ (njëri nga koret më të vjetra në Kroaci, kor i cili daton që nga viti 1864) fiton çmimin “Silver Plaque (Pllakën e Argjendë)”, ku në këtë program ishte edhe vepra “Agnus Dei”e Memli Kelmendit.

“Po më gëzon fakti që vepra ime “Agnus Dei”, po udhëton ende dhe po vazhdon të pëlqehet. Ky lajm më gëzoi shumë sepse në mesin e shumë pjesëmarrësve në këtë festival ishte edhe vepra ime. Besoj që së shpejti kjo vepër do të intepretohet edhe në Argjentinë në një festival tjetër të muzikës korale.”. – tha Kelmendi.

Në këtë program u intepretuan edhe vepra nga: Cantabo Domino – (Domenico Bartolucci 1917.-2013), Agnus Dei (Memli Kelmendi 1986.-), En la mar (Emil Cossetto 1918.-2006.), Tam prek Drave grmlavica (Emil Cossetto1918.-2006.)

“Agnus Dei është një vepër meditive, muzikë shpirtërore shumë e bukur. Në shikim të parë duket e thjeshtë, por vërtetë është shumë e thellë “ tha Josip Degl’ Ivellio.

Vepra “Agnus Dei” e Memli Kelmendi është intepretuar premierë në Santiago de Chile në kuadër të festivalit prestigjioz “Temporada Coral de Primavera” nga Johann Consort dhe dirigjenti i mirënjohur Jorge Contreras, në Turqi në sallën e njohur koncertale “Bağlarbaşı Kültür ve Kongre Merkezi’nde” – Stamboll dhe Gazi Üniversitesi Konser Salonu në Ankara nga Ansambli koral “Ars Nova” nën dirigjimin e Kübra Şenyaylar, nga “PUP Bagong Himig Serenata” dhe dirigjenti Mark Gregory Isip në Filipine, Kori i Filharmonisë së Kosovës dhe dirigjenti i mirënjohur Rafet Rudi në kuadër të festivalit ndërkombëtar “ReMusica”- Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme