Mësuesi Tahir Abaz Berisha, ishte lexues i pasionuar i shtypit të kohës, i cili ishte kureshtar dhe vrojtues për ngjarjet në përditshmërinë gjithëshqiptare, andaj me fanatizëm të madh prej një atdhetari, e përcolli shtypin e kohës, ruajti dhe veçoi shkrime që ruajnë identitetin tonë kombëtarë dhe ngriti çështjen madhore përpara në funksion të lirisë së shumëpritur të kombit.
Kjo është edhe ajo që është veçuar si interes për lexuesin dhe është sjellë përmes një monografie.
Përmbledhjen në libër e ka bërë autori Agim Desku, libër ky që siç shpjegon autori brenda vetes përmban njëzet kapituj rreth jetës dhe veprës së Tahir Abazi Berishës, i cili vdiq një vit më parë.
Recensenti i këtij libri, Sadik Bicaj, me këtë rast tha se Tahiri ishte veteran i arsimit shqip dhe veprimtar i denjë i arsimit.
Ndërkaq Nezir Prokshi, profesori dhe miku i Tahir Abazit, u shpreh se Tahiri ishte shembull i pishtarit shumëvjeçar të arsimit, i cili bëri shumë për atdheun e tij.
E autori i këtij libri, Agim Desku, tha se bota shpirtërore e Tahir Abaz Berishës ishte e mbushur me rreze diturie kombëtare për shumë gjenerata. Në shpirtin e tij sipas Deskut, lulëzonte atdhedashuria.
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...