Drejtoresha e Kinemasë ABC, Miradije Vllahiu, ka njoftuar të martën se adhuruesit e filmit tani e tutje do të kenë mundësi të njoftohet për ngjarjet në këtë kinema përmes një aplikacioni i cili fillimisht do të operojë vetëm përmes sistemit operativ Android.
“Numri i madh i përdoruesve te Smartphone ka ndikuar ne rritjen e interesimit per Apps pasi që qasja është me e lehtë dhe më e shpejtë. Aplikacioni ka për qellim informimin e përdoruesit dhe vizituesit të kinemasë për të gjitha ngjarjet dhe filmat qe shfaqen ne Kino ABC”, ka njoftuar Vllahiu përmes një statusi në Facebook.
Aplikacioni është informues i ndërtuar në dy gjuhë: Shqip dhe Anglisht dhe është i ndarë në dy pjesë.
Ajo ka sqaruar se aplikacioni ndahet në dy pjesë.
“Pjesa e parë përmban të gjithë filmat që do të shfaqën në kinema,në sa ora,çmimet ,dhe një përshkrim për filmin. Pjesa e dytë përmban të gjithë filmat që do të shfaqen së shpejti në kinema dhe informacionet plotësuese”, ka sqaruar Vllahiu.
Me anë të aplikacionit përdoruesit do të i mundësohet edhe ta rezervoi biletën e tij ne Kinema. Në këtë rast janë shfaqur dy numra:ai i thirrjes pa pagesë dhe me pagesë, njofton ajo.
Aplikacioni është krijuar vullnetarisht nga një 21 vjeçar, student ne Studimet Master ne Gjermani ne Fakulltetin Teknik te Braunschëeigut./Insajderi.com
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...