Google ADS

A është e dëmshme ngjyrosja e flokëve?

15:51 | 6 Mars 2015
Arbresh.info

Një e treta e femrave mbi moshën 18 vjeç, dhe shumica e meshkujve, veçanërisht mbi të 40-at, përdorin rregullisht ngjyrën e flokëve dhe është pjesë përbërëse e shumë femrave që nga u shfaq, për më shumë se 30 vite.

Por, fakti është se nuk dime mjaft rreth produktit i cili përmban një numër të kimikateve potencialisht të rrezikshme se çdo product tjetër kozmetik.

Ngjyrat e errëta të flokëve janë të dëmshme, dhe jo vetëm, pasi janë të përbërë nga mijëra kimikate. Dyhsohen për efektin e tyre të dëmshëm për shëndetin që nga fillimi i përdorimit. Në 20 vitet e fundit janë kryer hulumtime të ndryshme shkencore se si ndikon ngjyra e flokëve në trupin e njeriut. Është vërtetuar se disa prej këtyre kimikateve janë kancerogjene.

Është zbuluar se tek frizerët dhe femrat që rregullisht përdorin ngjyrëne flokëve kanë një rrezik 70% më të lartë të sëmundjeve kancerogjene, sidomos në fshikëz, gjak, palcën eshtrore dhe limfë. Gjithashtu, është në rritje edhe kanceri i gjirit si deh dyshohet se kjo mund të dëmtojë mëlçinë dhe veshkat, të shkaktojë çrregullime të ndryshme hormonale, si dhekanceri tek fëmijët nëse këto femra e përdorin gjatë periudhës së shtatzënisë.

Që nga viti 2003, Komisioni Evropian ka ndaluar 22 kimikate të ngjyrës së flokëve që janë konsideruar si rrezik potencial për shëndetin e njeriut. Kjo listë është rritur në vitin 2007 në 135 substancave të ndaluara! Një shtesë e 46 substancave mund të shkaktojnë reaksione të lëkurës të tilla si dhimbje dhe alergji.

Amoniaku shkatërron shtresën mbrojtëse të flokëve dhe në këtë mënyrë lejon që floku të marrë ngjyrë. Irriton lëkurën, sytë dhe rrugët e frymarrjes duke shkaktuar astmë dhe frymëmarrje të vështirësuar. Është zbuluar se kombinimi i këtyre dy përbërësve të zakonshëm mund të shkaktojë dëme të shumta. U zbulua se ngjyrat e errëta përmbajnë më shumë kimikate sesa ngjyrat e ndritshme, dhe disa përmbajnë madje edhe katran, gjë që e rrit edhe më tepër rrezikun e kancerit.

Tek ngjyrat më të lira përdoret edhe resorcinoli në kombinim me peroksidin gjë që jep qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi të ngjyrës. Shkakton rrahje të shpejtë të zemrës, ndryshime në frymarrje, dhimbje koke, nervozizëm, të vjella e shumë të tjera.

Një nga substancat më të rrezikshme është p-phenylenediamine (PPD), i cili gjendet në të gjitha ngjyrat e flokëve, madje edhe tek disa që deklarohen si natyrale. Përdoret në ngjyrë për të mbajtur qëndrueshmërinë e ngjyrës. Konsiderohet gjithashtu si shkaktar për kancer në traktin urinar dhe në gjoks. /albeu

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme