Disa nga veprat më të mira të Ernest Hemingway kanë ngjashmëri të madhe me shkrimet e një gazetari të panjohur.
Njëkohë ishte një gazetar kubanez që punonte për të mbështetur familjen e tij, ndërsa në kohë të lirë shkruante romane për qejfin e tij.
Në anën tjetër, ishte një nga romancierët më të famshëm në botë që erdhi në Havana për të kërkuar frymëzim.
Hulumtimet e reja tregojnë se temat dhe stili i shkrimit të Enrique Serpa, një autor pak i njohur kuban, gjejnë një jehonë në veprat e Ernest Hemingway, i cili shkroi disa nga librat më të shquar në Kubë në vitet 1940 dhe 1950.
Profesori akademik i SHBA, Andrew Feldman, tha se kishte paralele të forta mes tregimeve të Serpës dhe punimeve të mëvonshme të Hemingëay, duke përfshirë edhe romanin “Plaku dhe Deti”. Megjithëse “jo një situatë plagjiature”, tregimet ishin “tepër të ngjashme, një ngjashmëri e habitshme në aspektin e temave dhe stilit”.
Sipas tij, një roman i Serpës ishte botuar në vitin 1936, që për temë kishte një djalë dhe një peshkop, e cila temë më pas u përdor edhe te romani “Plaku dhe Deti”.
Ndonëse romani tjetër i gazetarit kubanez u botua në Havanë në vitin 1938 dhe libri i Hemingëay doli në vitin e kaluar, Feldman kishte prova të forta që Hemingëay lexoi dorëshkrimin e kontrabandës përpara se të takonte Serpa në vitin 1934./Guardian/Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...