Por Marquez ka lënë pas një pasuri të vërtet librash dhe pesë prej të cilave ju duhet ti lexoni patjetër.
Njëqind vjet vetmi – 1967
“Njëqind vjet vetmi” është një novel e cila bazohet në histroinë e familjes Buendia në qytetin e Makondos. Kjo është vepra e cila i dha famë ndërkombëtare shkrimtarit të njohur kolumbian. Bestselleri i Marquez i dha një dimension tjetër letërsisë amerikano-latine.
Vjeshta e patriarkut – 1975
Kjo poemë është e bazuar në jetën e një diktatori “imagjinar” të cilin Marquez e ka krijuar në bazë të variteteve të disa diktaorëve si Gustavo Rojas Pinilla, Francisco Franco dhe Juan Vicente Gómez. Nga kërkimet e Institutit Spanjoll të Librave, “Vjeshta e patriarkut” është libri më i shitur në vitin 1975, në Spanjë.
Dashuria në kohën e kolerës – 1985
Novel e bazuar në histori familjare, “Dashuria në kohën e kolerës” tregon se si dashuria midis Florentino Arizo dhe Fermina Daza prishet nga martesa Ferminas me një doktor i cili përpiqet të zhdukë kolerën. Pas largimit të tij Florentino rikthehet pas 60 vjetësh.
Gjenerali në labirinthin e tij – 1989
Kjo novel i kushtohet Simon Bolivar, i cili çliroi Kolumbinë nga pushtimi spanjollë në shekullin e 19. Novela shkaktoi një stuhi të vërtet në Amerikën e Jugut kur u publikua për herë të parë.
Kronikë e një rrëmbimi – 1996
Tematika e librit bazohet në rrëmbimet e organizuara nga kartelat e drogës në Kolumbi, të udhëhequra nga trafikanti i famshëm Pablo Escobar. Fillimisht libri është publikuar në spanjisht në vitin 1996, për tu përkthyer një vit më vonë në anglisht.
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...