Dumoshi: Palestra në Deçan plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare

11:50 | 20 Tetor 2020
V. S.

Në Deçan është bërë inaugurimi i palestrës sportive,  i cili ka kushtuar prej 2,000.000  euro.

Në përurimin e saj ka marrë pjesë ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, kryeministri Avdullah Hoti, si dhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Postimi i plotë:

Sot, me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti vizituam Deçanin ku bashkë me kryetarin Bashkim Ramosaj dhe bashkëpunëtorë përuruam palestrën e sportit në Deçan, projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Projekti ka kaluar nëpër tri faza të punimeve dhe kap vlerën totale prej 2,000.000 €. Është ndër palestrat më moderne e që plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjeve kombëtare dhe ndërkombëtare sipas kritereve të Federatës botërore dhe Evropiane të Hendbollit (IHF dhe EHF). Poashtu plotëson të gjitha kriteret për zhvillimin e ndeshjeve në Basketboll në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar duke i plotësuar të gjitha kriteret e FIBA-s. Me këtë rast ekipet nga Kosova mund të zhvillojnë ndeshje të karakterit ndërkombëtar.

Mbi të gjitha palestra i ndihmon zhvillimit të jetës sociale në Deçan dhe i shton bukurinë qytetit dukagjinas.

MKRS ka mbështetur vazhdimisht projekte nëpër tërë Kosovën të cilat kanë për synim rregullimin e infrastrukturës sportive.

Qeveria Hoti dhe MKRS në vazhdimësi po angazhohen që edhe projekte tjera të ngjashme të shohin dritën sa më shpejtë, konform rregullave dhe kritereve kombëtare e ndërkombëtare./arbresh.info/

Të ngjashme